Telegrafi

Veterani i Luftës së Dytë Botërore flet për filmin “Dunkirk” (Foto/Video)

Një veteran 97-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore ka shpreh mendimin e tij për Dunkirk, pasi mori pjesë në premierën e filmit në kinemanë Westhills në Calgary, të premten.

Si një njeri sinjalizues me Marinën Mbretërore, 20-vjeçari Ken Sturdy mori pjesë në Betejën e Dunkirkut, e cila u zhvillua në mes të Aleatëve dhe Gjermanisë nazist në Dunkirk, Francë në vitin 1940.

Duke mbajtur me krenari medaljet e tij nga shërbimi i tij gjatë luftës, ai pas shfaqjës, tha se ishte i impresionuar nga filmi i regjisuar nga Christopher Nolan.

Shikoni se çfarë kishte për të thënë këtu:

Sturdy shpjegoi se si filmi kishte ri-sjellë kujtimet e betejës në të cilën ai evakuoi ushtarët që prisnin anije nga kaosi i plazhit.

“Isha në ato anije të vogla që i merrnin ushtarët nga uji”, tha Sturdy. “Kam pasur privilegjin ta shoh këtë film sonte dhe unë jam i pikëlluar për shkak të asaj që ndodhi në atë plazh”.

Sturdy tha se skenat e pikëlluara e kishin kthyer atë në një kohë kur ai ishte në ato anije të vogla, duke shtuar se plazhi ishte mbushur me ushtarë të tmerruar.

“Isha 20 vjeç kur ndodhi kjo, por duke shikuar filmin, mund të shihja miqtë e mi të vjetër përsëri dhe shumë prej tyre vdiqën më vonë gjatë luftës”, tha Sturdy. “Unë shkova në karvanet pas asaj në Atlantikun e Veriut. Kisha humbur shumë nga shokët e mi, njëri nga shokët e mi të mirë u burgos. Ai ishte dërguar në Poloni, ku kaloi pesë vjet në një kamp të burgu gjerman “.

Dunkirk po shfaqet çdo ditë në Cineplexx në këto orare: https://goo.gl/XXBi37