Telegrafi

Veterani i Luftës së Dytë Botërore ribashkohet me të dashurën pas 70 vitesh

Norwood Thomas, 93 vjeçar, banor i Virgina Beach do të udhëtojë në Adelaide, Australia muajin tjetër për t’u ribashkuar me 88 vjeçaren Joyce Morris.

Thomas i ka thënë Morrisit se do të dëshirontë ta takonte personalisht atë kur këta të dy komunikonin përmes Skype.

“Nuk kam ide se çfarë emocionesh do të jenë kur ne do të takohemi sy më sy”, tha Thomas.

Gjatë videos së tyre dy orëshe, të dy e kujtuan kohën kur ishin takuar në Angli, disa muaj para se ai të zbarkonte në Normandi me divizionin 101.

Pasi lufta mbaroi, çifti ndanë rrugët. Morris ka humbur shumë nga vizioni i saj dhe aktualisht jeton në Australi.

Thomas gjithashtu ka probleme shëndetësore dhe jeton me të ardhura fikse në Virginia Beach.