Telegrafi

Veterani 38-vjeçari çmend të gjithë, Floccari shënon golin e vitit ndaj Milanit

Sergio Floccari ka shënuar një supergol në përballjen e Spalit ndaj Milanit të vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Spali i vendit të fundit ka befasuar të gjithë duke mbyllur pjesën e parë ndaj Milanit me epërsi 2-0.

Golat për vendasit u shënuan nga Mattia Valoti (13’) për 1-0 dhe Floccari (30’) për 2-0.

Megjithatë, goli i dytë i shënuar nga Floccari ishte thjeshtë fantastik dhe çmendur të gjithë.

Sulmuesi veteran italian 38-vjeçar ka shënuar një supergol nga një distancë prej rreth 30 metrave.

Goli i tij po bënë gjiron e botës dhe ka pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi/