Telegrafi

Veteranët, thirrje për mosnjohje të EULEX-it

Për këtë arsye, OVL të UÇK-së iu bën thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës.

Njëherësh, OVL të UÇK-së, i bën thirrje Kuvendit të Kosovës, që të iniciojë menjëherë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, për heqjen e të gjitha kompetencave ekzekutive të EULEX-it.

Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së, duke parë rrjedhën e ngjarjeve, konsideron se miratimi i ligjit për vlerat e luftës nga ana e Kuvendit të Kosovës, është bërë domosdoshmëri për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm në Kosovë.

“Ne kërkojmë që të gjitha subjektet që marrin pjesë në Kuvend, të jenë të bashkuara rreth çështjes së ligjit dhe që i njëjti të mos politizohet, por të miratohet sa më shpejt dhe njëzëri”, thuhet në komunikatën për media të OVL të UÇK. /Telegrafi/