Telegrafi

“Veteranët” që nuk luftuan kurrë: A i kishte UÇK-ja 13,458 anëtarë? (Foto)

Shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, Agim Çeku, më 1999 ia kishte dorëzuar KFOR-it një listë me numrin e ushtarëve të UÇK-së.

Në atë listë që Çeku ia kishte dorëzuar KFOR-it, siç kishte raportuar vjet Koha Ditore, thuhet se Shtabi i Përgjithshëm kishte 39 pjesëtarë; Zona Operative e Drenicës – 2.611; ajo e Pashtrikut – 1.715; Zona e Dukagjinit kishte gjithsej 1.537 pjesëtarë; ajo e Shalës – 1.253; e Llapit – 4.523; e Nerodimes kishte 1.253; e Karadakut kishte veç 347 pjesëtarë. Batalioni 1/60 kishte 110, derisa Qendra Shkollore kishte 30 pjesëtarë. Brigada 200 e Logjistikës kishte 40. Pra, në total dalin të jenë 13,458 anëtarë.

Një lexues i Telegrafit, luftëtar i UÇK-së, thotë se kjo listë është përpiluar në qershor 1999 dhe se të shoqatat e dala nga lufta, si dhe komandantët, e dinë se listat e fundit janë të manipuluara. /Telegrafi/