Telegrafi

Veteranët nderojnë disa nga figurat që lanë gjurmë në futbollin kosovar dhe nuk janë më në mesin tonë

Liga e veteranëve të futbollit të Kosovës me përkrahje të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të organizojë turneun memorial në futboll për veteranë në nderim të figurave që lanë shenjë në futbollin tonë.

Ky turne do të organizohet në nderim të atyre që lanë gjurme në futboll dhe jo vetëm ndër vite, ndërsa kohë më parë u nda nga ne.

Do të nderohen emra si: Shefqet Sinani, Rasim Thaqi – CIMA, Halil Sadiku, Mehmet Fetahu – Meksa, Shaban Zeqiri, Fehmi Prapashtica, Ilir Fazliu, Naser Kika dhe Ibrahim Prapashtica.

Turneu do të mbahet ditën e shtunë me datën 24 qershor 2023, duke filluar nga ora 18:00 në fushën e futbollit “Rilindja” në Prishtinë dhe pjesëmarrës do të jenë katër ekipe të veteranëve.

Do të marrin pjesë Kombëtarja e Veteranëve të Kosovës, KFV Flamurtari, KFV Rilindja dhe KFV Kosova (P).