Migjen Shala, nënkryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se pensionet e veteranëve ka gjasa të vonohen deri më datën 11 të muajit të ardhshëm.
Shala ka thënë se ky është dhë afati ligjor kur institucionet kanë kohë të vonojnë pensionet e veteranëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se kanë pasur takim me kryeministrin Haradinaj, ku i kanë uruar për detyrën e re e në këtë takim po ashtu ai ka premtuar se nuk do të ketë ndonjë problem sa i përket pagesës së pensioneve të kësaj kategorie, njofton Klan Kosova.
Në të kundërtën Shala ka thënë për klankosova.tv, se në rast se ndodhin vonesa dhe pas datës 1, OVL me kryesinë e saj do të vendosë për masat e mëtutjeshmë nese do përcillen me protesta apo në ndonjë mënyrë tjetër pakënaqësie për mospagesën e pensioneve të tash e dy muaj.