Site icon Telegrafi

Veteranët kërcënojnë me protestë, Qeveria kërkon mirëkuptim (Video)

Ka arritur në 21 mijë numri i veteranëve që kërkojnë pension nga Qeveria e Kosovës. Derisa për të plotësuar kërkesat e tyre, Qeverisë do t’i duhen edhe 15 milionë të tjera jashtë buxhetit të caktuar për këtë kategori, raporton KTV.

Por, vonesat në pagesat e pensioneve për muajt që qeveria u mbeti borxh, kanë bërë që përsëri Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve t’i drejtohet me shkresë kryeministrit Mustafa.

Xhevdet Qeriqi, që e udhëheq këtë këshill, thotë se kërkojnë nga kryeministri që të përmbushë zotimet e tij të dhëna në janar, në të kundërtën do të përballen me protesta.

Por, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kërkon mirëkuptimin e tyre, pasi thotë se javën e ardhshme do të takohen me Fondin Monetar dhe do t’ia propozojnë pikat për tejkalimin e kësaj krize. Sipas tij, qeveria ka obligime ndaj FMN-së për faktin se ka marrë hua qindra miliona euro dhe pret të lidhë edhe një kredi tjetër.

Qeriqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë udhëzimin administrativ për formimin e një komisioni mjekësor për caktimin e shkallës së invaliditetit për veteranët, pasi ka 5 vjet që është mbyllur ky proces.

Exit mobile version