Telegrafi

Veteranët e UÇPMB-së propozojnë zhvendosjen e lapidarit?

Nesër në orën 11.00, në një mbledhje të caktuar me liderët e 6 partive politike të shqiptarëve të Luginës, do të prezantohet ky vendim, transmeton gazeta serbe Blic, citon Koha.net.

Pritet që pas kësaj mbledhjeje të njoftohet Qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë për zbatimin teknik të këtij vendimi.

Në mbledhjen e posa përfunduar ka prezantuar edhe përfaqësuesi i OSBE-së.

Po sot, lidhur me fatin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ishte mbledhur lidershipi politik shqiptar i Luginës së Preshevës, por marrja e vendimit është prolonguar për nesër./Telegrafi/