Telegrafi

Veteranët e UÇK-së dhurojnë 5 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke i përcjellë me dhimbje lajmet për tërmetet që goditën Shqipërinë.

“Me këtë rast, iu shprehim ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre gjatë kësaj tragjedie, ndërsa të gjithë të lënduarve iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK-së, do të ndihmojë me 5000 euro  dhe iu bën thirrje veteranëve të luftës, atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë në llogaritë bankare që me këtë rast i ka dhënë shteti shqiptar./kp/Telegrafi/