Site icon Telegrafi

Veteranët e luftës: Veprime të pamatura të kryetarit Bahtiri

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, përmes një komunikate për media të lëshuar të premten, ka informuar opinionin publik se me vëmendje ka përcjellë ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit në qytetin e Mitrovicës.

Sipas kësaj komunikate, veprimet e punëtorëve të parkingut të komunës, të cilët janë edhe veteranë të luftës së UÇK-së, me ç’rast u bë demolimi i disa makinave shoqërore, është i papranueshëm për të gjithë anëtarët e organizatës të cilët kanë derdhur mund dhe gjak për çlirimin e vendit dhe krijimin e institucioneve shtetërore.

“Mirëpo, konsiderojmë se pasojë e kësaj janë veprimet e pamatura të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, i cili në mënyrë të njëanshme ua ka shkëputur kontratat e punës, pa u konsultuar fare me kryesinë e OVL-së, pa u konsultuar fare me ata që e dinë më së miri gjendjen e tyre materiale. Dihet se këta punëtorë kanë pasur të vetmin burim të të ardhurash, andaj është cenuar kafshata e gojës.

Ne asnjëherë nuk kërkojmë veprime të paligjshme nga institucioni, por jemi të bindur se ka patur mundësi të gjendet zgjidhje e mos të shkak tohet revolta deri në shkallën ekstreme për veprime të tilla, të cilat nuk i duhen askujt, e aq më pak qytetit tonë me shumë probleme sociale, ekonomike e politike.

Deklaratat e kryetarit Bahtiri, nëpërmjet të cilave po bën përpjekje të politizoj veteranët e luftës janë tepër ofenduese. Vet fakti se rastin e sulmit të komunës e lidh me komandantët e luftës, duke përdorur fjalë nënçmuese dhe duke dhënë vlerësime të ngutshme, jashtë kompetencës së tij, të cilat nuk përputhen me realitetin e as me vlerësimin e organeve kompetente na bëjnë të ndihemi tepër të indinjuar, andaj e porosisim kryetarin Bahtiri që ta ndërroj diskursin e komunikimit me veteranët e luftës, në të kundërtën do ta shqyrtojmë mundësinë e komunikimit me këtë kryetar.

E rikujtojmë kryetarin Bahtiri se kjo nuk është hera e parë që sillet kështu me ne deri sa ne i kemi ofruar bashkëpunim në mënyrën më të mirë”, thuhet në këtë komunikatë, e ci la mban firmën e kryetarit të OVL të UÇK-së Rafet Ibishi.

Exit mobile version