Site icon Telegrafi

Veteranët e brigadës “Mujë Krasniqi” protestojnë para qeverisë, ultimatum për listat e “veteranëve të rrejshëm”

Të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar veteranët e brigadës “Mujë Krasniqi”.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me fryrjen dhe keqpërdorimet që po bëhen me listat e veteranëve.

Njëherit ata, përmes një pankarte, kanë bërë thirrje që të mos i besohet Presidentit të Kosovës, i cili sipas tyre po e shet territorin e Kosovës në bisedime me Serbinë.

“Thaçi është kriminel, është i huaji dhe nuk është shqiptar. Nuk bën ta udhëheq dialogun. Thaçi është tradhtar”, shkruhet ndër të tjera në këtë pankartë. /Telegrafi/

Exit mobile version