Një ish-efektiv i RENEA-s u vetëplagos me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Institutit në Kamës ku Bledar Beluli, 37 vjeç mësohet se është plagosur aksidentalisht me armën që mbante me vete.
Ish-efektivi mësohet se ka marrë një plumb në këmbë. Beluli ishte nisur për në spital, por nuk ka mundur dhe është ndalur tek Casa Italia ku ka kërkuar ndihmë.
37-vjeçari e kishte armën me leje dhe dyshohet se është shkrepur në momentin që po e pastronte.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia, sipas të cilës, arma me të cilën është vetëplagosur Beluli ishte me leje.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/