Telegrafi

Vetëplagoset me revole të babait

Një person në Mitrovicë është vetëplagosur aksidentalisht me revole që ishte e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në ora 16:30. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole 7.62mm dhe gjashtë fishekë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.