Site icon Telegrafi

Vetëm Zouma dhe Terry mungojnë te Chelsea, Tottenhami pa katër lojtarë

Chelsea do të përballet me Tottenhamin të shtunën nga ora 18:30 në derbin e madh londinez.

Blutë e Londrës do të kenë punë të vështirë ndaj Tottenhamit në këtë sfidë.

Por, Chelsea do të ketë vetëm dy mungesa, atë të Kort Zoumas, i cili nuk është i përgatitur fizikisht, teksa edhe John Terry mbetet i lënduar për takimin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Chelsea para duelit ndaj Tottenhamit

Te Tottenhami janë plot katër lëndime që do ta mundojnë ekipin nga Londra e Veriut.

Alderweireld nuk do të luajë për shkak të lëndimit në gju, Davies për shkak të lëndimit në nyje, Lamela ka grip kurse Rose do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.

Chelsea cilësohet favorit për ta fituar këtë duel. /Telegrafi/

Exit mobile version