Me këtë fitore kosovari është futur në mesin e tetë boksierëve më të mirë në kategorinë e tij, derisa të martën e pret meçi më i rëndësishëm në karrierën e tij kundër Adilbek Niyazymbetov të Kazakistanit, i cili edhe ia hap dyert e medaljes botërore, se paku asaj të bronztës. Xhoxhaj është i bindur se do të kalojë pengesat që e ndajnë nga stolisja me medalje, nëse do të ketë një referim të drejtë në meçin ndaj boksierit nikoqir të botërorit.
“Nëse ka një referim të drejtë, do ta mposhti edhe boksierin e Kazakistanit dhe të luftojë për më shumë se medalja e bronztë”, tha Xhoxhaj për gazetën. “Jam i përgatitur mirë dhe i gatshëm që të bëj gjithçka që duhet të stolisem me medalje, pasi që ky është rasti im më i mirë në karrierë deri më tashti”.
Zeqiri aspak nuk e respektoi kundërshtarin e favorizuar bullgar dhe me një luftë të mençur dhe mjaft luftarake ia doli të fitojë meçin, gjatë të cilit disa herë u shpërblye me duartrokitje nga shikuesit. Në raundin e dytë kosovari e rrëzoi bullgarin dhe gjyqtari i numëroi këtij të dytit.
“Në këtë mënyrë unë dhe shokët i kemi treguar të gjithëve se nuk kemi ardhur në botëror vetëm sa për sy e faqe, por edhe të fitojmë”, shtoi Xhoxhaj. Mirëpo fatin e tij nuk e patën edhe dy garuesit e tjerë të Kosovës, Liridon Zeqiri dhe Arian Gashi. Të dy këta pësuan humbje në meçet e tyre të dyta në botëror.
Zeqiri (60 kg) nuk arriti ti bëjë ballë fituesit të medaljeve evropiane, italianit Valentino Domenico, edhe pse rezistoi deri në fund të meçit. Italiani fitoi në saje të vendimit unanim të gjyqtarëve, i cili ishte mjaft i ngushtë. Ndërkohë Gashi në kategorinë deri në 69 kilogram u ndesh me kanadezin Cleiton Custio dhe pësoi pas një lufte të madhe në ring.
Gashi e mbylli në të mirë të tij raundin e parë, por në dy të tjerët lejoi kanadezin që të sulmoj dhe eliminohet nga garat e mëtutjeshme. Me këtë fitore Xhoxhaj është futur më mesin e 16-të boksierëve më të mirë në botë në kategorinë e tij, për herë të parë në karrierën e tij. /Zëri/Telegrafi/