Ambasada e Kosovës në Gjermani, deri tani zyrtarisht e ka konfirmuar vetëm vdekjen e Dijamant Zabërgjës nga sulmi i armatosur i së premtes në një qendër tregtare në Munih të gjermanisë.
Këtë informatë ambasada e ka marrë nga familjarët e Dijamantit.
Por Ambasada e Kosovës, atje kanë thënë se akoma nuk e kanë konfirmimin zyrtarë për vdekjen e Sabina Sula dhe Armela Segashi nga sulmi i mbrëmshëm në Munih, njofton Klan Kosova.
Ambasada nuk ka arritur të kontaktojë me familjarët e viktimave dhe këtë informatë akoma nuk e ka marrë as nga autoritetet gjermane.
“Ne nuk mund të dalim me konfirmim zyrtarë pa e marrë konfirmimin prej familjes ose prej autoriteteve gjermane”.
Nërsa mediat raportojnë se tre shqiptarë kanë mebtur mbrëmë të vrarë në Munih duke iu referuar konfirmimeve që familjarët e viktimave i kanë bërë në rrjetet sociale.