Site icon Telegrafi

Vetëm tri ndeshje në javën e tretë –  delegohen gjyqtarët për ndeshjet e Albi Mall Superligës

Albi Mall Superliga në futboll vazhdon me xhiron e javës së tretë në mesjavë.

Në kuadër të kësaj jave do të zhvillohet vetëm tri ndeshje, pasi që ballafaqimet Prishtina – Drita dhe Trepça ’89 – Ballkani janë shtyrë për afat të pacaktuar.

Prishtina – Drita është shtyrë, pasi Ballkani luan në “Fadil Vokrri” të enjten, e ku kryeqytetasit nuk kanë stadium tjetër ku t’i zhvillojnë ndeshjet.

Tashmë janë deleguar gjyqtarët për tri ndeshjet të cilat dy zhvillohen të mërkurën dhe një të enjten.

Në sfidën mes Drenicës dhe Gjilanit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar Alban Shalës me asistentët Bujar Selimaj dhe Fatmir Sekiraqa.

Në ndeshjen Dukagjini – Llapi, gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza, ndërsa në përballjen Malisheva – Ferizaj, gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu. /Telegrafi/

Exit mobile version