Telegrafi

Vetëm tre udhëzime të GRECO-së i ka plotësuar Maqedonia, rezultat i pakënaqshëm

Kryetari i Grupit të shteteve kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës (GRECO), Marin Mrčela ka deklaruar se shpreson që Maqedonia t’i plotësoj udhëzimet e GRECO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se një gjë e këtillë pritet nga Maqedonia, duke shtuar se shpreson që të gjithë faktorët politik të jenë të vetëdijshëm për atë se udhëzimet patjetër të zbatohen, jo për shkak të GRECO, por për shkak të qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas tij, nga 19 udhëzimet e GRECO, tre janë plotësuar, dhjetë janë plotësuar pjesërisht, kurse gjashtë mbeten të paplotësuar. Mrčela bëri të ditur se ky nuk është rezultat për t’u lavdëruar, kurse afati i fundit është 31 janari i vitit që vjen./Telegrafi/