Telegrafi

Vetëm tre minuta nga inkuadrimi, Elbasan Rashani debuton me asistim në Ligue 1

Elbasan Rashani e ka nisur në mënyrë perfektë aventurën e tij në Ligue 1, përkatësisht te skuadra Clermont.

Reprezentuesi i Kosovës e kompletoi në këtë verë kalimin te skuadra nga Erzurumspor për një shumë raportuar rreth 500 mijë euro.

Mesfushori shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, dhe vetëm pas tre minutash, ai arriti të realizonte një asistim.

Rashani asistoi për Mohamed Bayo në minutën e 82-të, që ishte goli i parë në takimin ndaj Bordeaux.

Golin e dytë për Clermont e realizoi Jodel Dossou (90+2), duke marrë kështu fitoren 2-0. /Telegrafi/