Telegrafi

Vetëm tre dasmorë arritën të kapen, 20 të tjerë ranë nga ura që u shemb papritmas (Foto)

Ura që ndodhet sipër një lumi në Capiz të Filipineve, ishte e dobët t’i mbante 23 persona njëherësh dhe u shemb.

Derisa ishin nisur për në ceremoni martesore, ata përfunduan në lumë, ndërsa tre prej tyre arritën të kapen, transmeton Telegrafi.

Procesi i ndihmës së të lënduarve

“Nuk bënë të kalojnë kaq shumë njerëz përnjëherë, do duhej të prisnin pak. Për pasojë, dasma është dashur të shtyhet”, ka thënë një banor i asaj zone, lidhur me rastin.

Mësohet se dhjetë janë lëshuar pas kontrollit mjekësor, teksa të tjerët kanë thyerje të konsiderueshme dhe po qëndrojnë në spital. /Telegrafi/