Ura që ndodhet sipër një lumi në Capiz të Filipineve, ishte e dobët t’i mbante 23 persona njëherësh dhe u shemb.
Derisa ishin nisur për në ceremoni martesore, ata përfunduan në lumë, ndërsa tre prej tyre arritën të kapen, transmeton Telegrafi.
“Nuk bënë të kalojnë kaq shumë njerëz përnjëherë, do duhej të prisnin pak. Për pasojë, dasma është dashur të shtyhet”, ka thënë një banor i asaj zone, lidhur me rastin.
Mësohet se dhjetë janë lëshuar pas kontrollit mjekësor, teksa të tjerët kanë thyerje të konsiderueshme dhe po qëndrojnë në spital. /Telegrafi/