Site icon Telegrafi

Vetëm sivjet gati tre mijë maqedonas kanë kërkuar pasaportë bullgare

Maqedonasit vazhdojnë të kërkojnë pasaporta bullgare.

Vetëm sivjet, sipas të dhënave të autoriteteve bullgare, pasaportë kanë kërkuar gjithsej 2.990 maqedonas.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë së Bullgarisë gjithsej pasaportë bullgare kanë kërkuar 20.817 shtetas të huaj. Prej të cilëve 3.141 janë nga Ukraina, 2.992 nga Shqipëria, 2.990 nga Maqedonia e Veriut, 2.262 nga Rusia, 1.518 nga Moldavia, 1.151 nga Serbia, 361 nga Izraeli ndërsa nga Kosova ka pasur vetëm 4 kërkesa.

Ndryshe, në 15 vitet e fundit rreth 120 mijë maqedonas kanë marrë pasaportë bullgare, ndërsa Bullgaria vazhdimisht i përmend këto persona si bullgarë për shkak të deklarimit se kanë prejardhje bullgare./Telegrafi/

Exit mobile version