Site icon Telegrafi

Vetëm shtatë vite burg për vrasësin e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponja

Tv Shenja bën të ditur se vrasësi i Komandant Shqiponjës është dënuar vetëm me shtatë vjet burg, ndërsa personi i cili i plagosi dy shokët e tij, Gani Demiri dhe Shefki Rexhepi, u dënua me vetëm tre muaj burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është epilogu i seancës së sotme në Gjykatën e Kumanovës. Avokatët nuk dëshiruan të flasin për këtë vendim.

Lulzim Aliti, familjarë i Komandat Shqiponjës tha se për ta kjo është vrasja e dytë e Komandant Shqiponjës.

“Janë të zhgënjyer tej masa por deri në një far mënyrë ka qenë i pritur një vendim i tillë, pasi prokurori ka qenë ish-pjesëtarë i BDI-së dhe ai nuk ka mundur të merr një vendim të drejtë, ngase edhe vet ai është i politizuar”, ka thënë Lulzim Aliti./Telegrafi/

Exit mobile version