Fëmija që po mbytej në një pishinë që besohet të jetë në Shtetet e Bashkuara, nuk do mbetej gjallë sikur mos të ishte intervenimi i shpëtimtares.
Megjithëse në prani të tij kishte shumë, njerëz, askush po i shkonte pranë vogëlushit, që me vështirësi e mbante kokën mbi sipërfaqe, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, janë shpërndarë pamjet që e tregojnë momentin dramatik, për të ngritur vetëdijen, që fëmijëve t’ju vihen gjithsesi gomat e fryra në duar dhe rrethi në mes.
Shikuesit e videos që mund ta shihni më poshtë, kanë mbetur të habitur me ngjarjen, ndërsa po kërkojnë që shpëtimtarja të shpallet heroinë. /Telegrafi/