Prejse është lansuar në vitin 1999, modeli S2000 ka qenë mjaftë i kërkuar, sepse ishte praktik, i qëndrueshëm dhe mjaftë i lirë.
Në vitin 2003, Honda e ka lansuar sërish këtë model, por me disa përmirësime, transmeton Telegrafi.
Pas gjashtë vitesh, S9000 është kthyer sërish dhe ka pasur shumë shitje, pasi ka pësuar ndryshime të mëdha.
Megjithëse modeli i prodhuar në vitin 2010 nuk është një super-veturë, ka disa cilësi që pëlqehen shumë dhe e bëjnë të veçantë.
Me 2.2-litra dhe 240 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.4-sekonda.
Sidoqoftë, vetëm shoferët me përvojë mund ta vozisin këtë makinë të përpunuar, sepse konsiderohet se është më shumë si përformuese.
Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër dhe të mësoni disa karakteristika nga ky Honda. /Telegrafi/