Telegrafi

Vetëm shkelje

Drejtuesit e Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit dhe menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës janë përfshirë në keqpërdorime dhe shkelje të mëdha ligjore në lidhje me një kontratë që kanë bërë me kompaninë italiane “Adige – Ardi J. V”, për rrethimin e aeroportit gjatë vitit 2005. Aty vetëm diçka të rregullt nuk ka.

AKM në njërën anë kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej rreth 500 mijë euro, duke shkelur ligjet e Kosovës për shkak se e ka precizuar aty se për çdo kontest dhe shkelje kontrate, pas arbitrazhit, gjykatat angleze janë kompetente për tu marrë me kontratën.

E në anën tjetër aeroporti ka paguar rreth 170 mijë euro më shumë se garancioni bankar që ka ofruar kompania italiane. Ajo ka ofruar garancion vetëm për 300 mijë euro ndërsa aeroporti ka bërë krejt pagesën prej 470 mijë euro.

Pagesa e krejt shumës është bërë nga ish drejtori menaxhues i ANP-së Afrim Aziri dhe ish-drejtori financiar në vitin 2005, Haki Latifaj. Mirëpo edhe në këtë pjesë ka parregullisë të shumta dhe figurojnë dy shuma të ndryshme të pagesave, sipas vet zyrtarëve të ANP-së.

“ Sipas projekt manaxherit në këtë rast “Sëedavia”- kontraktor për mbikëqyrje të projekteve në ANP, dhe shkresave te lendës, parapagimi për këtë kompani është në shumën prej 92 mijë eurove. Ndërsa në fajllat e zyrës financiare të ANP qëndron një vlerë tjetër prej 172 mijë eurove ”, ka deklaruar zyra për informin e ANP.

Kurse vlera totale e borxhit e kësaj kompani tani ka arritur shumën prej 398 mijë euro për shkak të penaliteteve dhe gjobave të cilat janë paraparë brenda vetë kontratës.

Mirpo rasti nuk është trajtuar asnjëherë seriozisht dhe ANP ka luajtur pingpong me AKM duke ja bartuar lëndën njëra tjetrës dhe sipas burimeve të Express në këtë institucione,vetëm tani ka filluar të merret seriozisht. Por, për shkak të kushteve skandaloze vlerësohet që arbitrazhi ndërkombëtar i kontratës mund të kushtojë sa krejt shuma që ka marrë kompania.

Aeroporti nuk ka pushuar këtë lëndë, por ka pasur shume vonesa dhe ngecje. Sipas ANP, lënda disa here është dërguar nga Sekretarja e Kompanisë të ANP-se tek AKM-ja për vlerësim dhe asistencë në zgjedhjen e saj, por lënda është kthyer pa thuajse kurfarë përgjigje.

“Vetë kontrata është përpiluar në mënyrë të dëmshme për ANP- ne, pasi nuk e parasheh mundësinë e përdorimit të padisë nëse paraprakisht nuk kryhen negociatat dhe arbitrimi. Kontrata nuk e parasheh padinë por inisiton në arbitrim dhe atë sipas ligjeve të Anglisë”, tha zyra për informim e ANP-së.

Kompania pati fillluar implementimin e projektit me vonesë , në gusht 2005 dhe disa herë ka marrë vërejte nga ANP-ja. Në vitin 2006 ANP-ja e ka mbyll kontratën për shkak të mospërmbushjes esenciale te kushteve te kontratës.

“Në vitin 2007 lënda dy here ka qene e dërguar ne AKM për asistencë. ANP pastaj ka angazhuar një firmë te huaj ligjore që të vlerësojë kushtet e arbitrimit dhe rastin në përgjegjësi. Kjo firme ligjore ka insistuar në vazhdimin e negociatave formale të cilët firma kontraktuese Adige – Ardi J. V kur nuk i ka pranuar. Në mars të vitit 2008 ANP ka ofruar arbitrimin, por kompania kontarktuese nuk është përgjigjur”, shpjegoi zyra për informim e kësaj korporate./Gazeta Express/