Vetëm Serbia nga shtetet sllave me më shumë armë të regjistruara është para Maqedonisë, sipas të dhënave të Washington Post për vitin 2016. Këto të dhëna thonë se ka 24,1 armë në 100 banorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Faqja “Sllavorum”, e cila i përcjell këto të dhëna paralajmëron që këto duhet të merren seriozisht, pasi në shumë shtete ka shumë armë të paregjistruara, që do të thotë se numrat në harta mund të jenë edhe më të mëdha.
Sipas këtyre të dhënave ka 37,8 armë në 100 banorë, e dyta është Maqedoni me 24,1 armë, ndërsa pasojnë Mali i Zi me 23,1, Kroacia me 21,7 dhe Bosnja e Hercegovina me 17,3.
Sipas të dhënave të njëjta në nivel të Evropës, më shumë armë në 100 banorë kanë zvicerianët (45,7) dhe pasojnë suedezët me 45,3 armë në 100 banorë./Telegrafi/