Real Madrid ka prezantuar të martën fanellat e para të sezonit të ardhshëm.
Të gjithë lojtarët kanë pozuar para aparateve fotografike me fanellën e re përveç Cristiano Ronaldos.
Një fakt që ka tërhequr vëmendjen, sidomos pasi që portugezi kishte folur në të kaluarën pas fitimit të Ligës së Kampionëve duke thënë se “Ishte kënaqësi të ishe pjesë e Realit” dhe se për të ardhmen do të flas në ditët në vijim.
Megjithatë, disa orë më vonë në festën e organizuar në kryeqytetin spanjoll të Madridit, Cristiano tha në ndërtesën e Komunitetit se do “Shihemi vitin e ardhshëm”.
Besohet se CR7 tashmë është duke negociuar me klubin për përmirësimin e kontratës, kështu që nuk pritet të largohet gjatë verës nga Los Blancos.
Kjo mungesë do të mbetet pa ndonjë përgjigje, së paku tani për tani pasi që portugezi ende nuk ka folur.
Ndryshe, edhe Gareth Bale ka paralajmëruar largimin nëse nuk i garantohet një vend titullarë në skuadër. /Telegrafi/