Adoleshenti i njohur vetëm me mbiemrin Zhu nga Taizhou i Kinës, i ka mashtruar prindërit kinse është i kidnapuar dhe për lirimin e tij duhet paguar rreth 12 mijë euro, që të vërtetonte nëse e duan prindërit.
Por, 18-vjeçari është zbuluar shpejtë nga forcat e rendit, pasi u zbulua hoteli ku po qëndronte dhe u gjet se nuk ka asnjë problem, transmeton Telegrafi.
“Po që se paratë nuk sigurohen shpejtë, pasojat do të jenë serioze”, thuhej në videon e dërguar, ku dy të tjerë e kishin lidhur Zhu dhe e rrihnin, ndërsa kërcënonin se do t’ia shesin organet.
Megjithëse e kanë paraqitur rastin, familjarët kanë nisur të mbledhin para për të birin student, nga frika se jeta tij është në rrezik.
Kur doli se gjithçka është mashtrim, ai pranoi se e bëri vetëm për të testuar prindërit, sepse gjithmonë ishte ndjerë i anashkaluar prej tyre.
Së bashku me dy bashkëpunëtorë, ai është në mbajtje në akuzën për shantazh dhe mashtrim. /Telegrafi/