Site icon Telegrafi

Vetëm pse e vërejti burrin se dëshironte të thyente një kafiteri, i riu e pëson keq në qendër të Londrës (Video, +18)

Një rrahje e tmerrshme është filmuar në qendër të Londrës, kur një i ri filmoi një burrë duke u munduar të thyej një kafiteri.

Videoja amatore e filmuar më telefon, shfaq një burrë duke qëndruar para dyerve të një kafiterie, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi e kuptoi se një djalë i ri po e vëzhgonte, ai filloi të bërtas dhe t’i vërsulet pa kurrfarë arsye.

Dhe edhe pse kishte shumë kalimtarë rasti, burri nuk hezitoi ta godasë me shkelma e grushta të riun, që mezi mbrohej.

Për fat të mirë ishin qytetarët që ndërhynë për t’i ndarë, ndërsa autoritet e sigurisë kanë njoftuar se kanë filluar hetimet. /Telegrafi/

Exit mobile version