Ky është momenti tronditës kur një i dehur papritmas nxori dy thika të gjata nga çanta e tij dhe sulmoi një klient në një restorant në provincën Liaoning në veri-lindje të Kinës.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi 58-vjeçar i ka thënë policisë pas arrestimit se ai u zemërua kur konsumatori e shikoi në sy, sipas raporteve lokale.
Po sipas medieve të huaja, konsumatori mashkull u godit me thikë katër herë. Ai u dërgua në spital dhe është e thënë të jetë në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Bëhet e ditur se incidenti ndodhi në një restorant në qytetin Dalian rreth 7:40 të darkës, më 26 mars, raporton Kankan News.
Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga restoranti tregojnë sulmuesin, i quajtur Xu, i cili ishte i veshur me të zeza dhe me një shami. Ai mund të shihet duke qëndruar prapa një radhe të klientëve në një bar të vetë-shërbimit. /Telegrafi/