Site icon Telegrafi

Vetëm pse e preku me flokë në dorë, ia zbrazi supën e nxehtë në fytyrë (Video)

Vizitorja e një restoranti në Tajvan, ka mbetur me djegie të konsiderueshme në fytyrë, pasi një burrë ia zbrazi në fytyrë supën e nxehtë.

E tëra ndodhi pasi 33-vjeçarja e njohur si Chen, ktheu kokën të shikonte prapa dhe pa dashje, preku me flokë dorën e 57-vjeçari që ka mbiemrin Huang, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit u irritua me veprimin e saj dhe nisi t’i bërtiste, duke i thënë se është një gjest jo higjienik. Në momentin që ajo i kërkoi të mos bërtiste, ai u ngrit dhe ktheu pjatën në fytyrën e saj.

Derisa Chan është lëshuar prej spitalit dhe po i trajton plagët në shtëpi, sulmuesi është liruar me kusht, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/

https://youtu.be/bNyoKzAA0FA

Exit mobile version