Site icon Telegrafi

Vetëm presioni ndërkombëtar detyron Serbinë t’i tregojë varrezat masive

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka bërë me dije se Serbia vetëm e detyruar nga bashkësia ndërkombëtare mund të tregojë për fatin e personave të zhdukur.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se BE-ja duhet ta kushtëzojë integrimin evropian të Serbisë me çështjen e personave të zhdukur.

Gjetaj ka treguar se hapja e arkivave ushtarake dhe policore serbe do ta ndihmonte shumë këtë proces.

Mirëpo, sipas tij, këto arkiva mund të hapen vetëm me lejen e politikës serbe.

Gjetaj është shprehur i bindur se ky vullnet i Serbisë nuk vjen në shprehje pa një presion të madh ndërkombëtar.

Exit mobile version