Telegrafi

Vetëm pesë minuta në derbi, City tund rrjetën e Unitedit

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi, duke tundur kështu rrjetën e Djajve të Kuq.

Nga një asistim i Bernardo Silvas, Kevin de Bruyne përfitoi në minutën e pestë, për të realizuar për 1-0.

Ky gol i hershëm dëshmon se do të jetë një ndeshje e zjarrtë, pasi City kërkon të mbrojë titullin, ndërsa United të futet në top katër. /Telegrafi/

https://twitter.com/Viratian5_18/status/1500510886234308608