Telegrafi

Vetëm pesë minuta iu nevojiten Takefusa Kubos që të prodhojë një gol te Getafe

Takefusa Kubo ka pasur nevojë për vetëm pesë minuta që të tregojë ndikimin e tij në fushë për Getafen.

Në ndeshjen kundër Elches, Kubo hyri në lojë në minutën e 64-të, derisa rezultati ishte 1-1.

Në minutën e 69-të, ai bëri një kalim të bukur në mbrojtjen kundërshtare, e më pas lanësoi një goditje të fuqishme.

Lexo po ashtu Zyrtare: Takefusa Kubo nënshkruan me Getafen

Portieri i Elches nuk arriti ta stoponte goditjen e fuqishme të Kubos, me topin që përfundoi në këmbët e Jaime Matas, që realizoi me lehtësi.

Në fund, Getafe fitoi 3-1 kundër kundërshtari në javën e 18-të në La Liga.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Takefusa Kubo e kompletoi huazimin e tij në Getafe nga Real Madridi deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/