Takefusa Kubo ka pasur nevojë për vetëm pesë minuta që të tregojë ndikimin e tij në fushë për Getafen.
Në ndeshjen kundër Elches, Kubo hyri në lojë në minutën e 64-të, derisa rezultati ishte 1-1.
Në minutën e 69-të, ai bëri një kalim të bukur në mbrojtjen kundërshtare, e më pas lanësoi një goditje të fuqishme.
Portieri i Elches nuk arriti ta stoponte goditjen e fuqishme të Kubos, me topin që përfundoi në këmbët e Jaime Matas, që realizoi me lehtësi.
Në fund, Getafe fitoi 3-1 kundër kundërshtari në javën e 18-të në La Liga.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Takefusa Kubo e kompletoi huazimin e tij në Getafe nga Real Madridi deri në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/
Kubo decisive on Getafe's goal. His shot, repelled by GK, allowed Jaime Mata to score.
— Real Madrid Fabrica (@FabricaMadrid) January 11, 2021