Site icon Telegrafi

Vetëm pesë lojtarë kanë realizuar më shumë pasime se Arijanet Muriqi në ndeshjen Kosovë-Bullgari

Arijanet Muriqi (Foto: FFK)

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi ndaj asaj të Bullgarisë me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të ‘Dardanëve’ për kualifikimet në ‘Euro 2020’.

Djelmoshat e Bernard Challandes ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, kërkuan gjatë gjithë kohës golin, por nuk ishin shumë konkretë para portës kundërshtare.

Por, ajo që çaloi më shumë te Kosova ishte mesfusha, ata nuk arritën të lidhin repartet me pasime dhe nuk ishin aq të shpejtë sa duhet.

Arijanet Muriqi në stërvitje – Foto: FFK/Facebook

Kjo më së miri tregohet edhe në statistikat pas ndeshjes nga UEFA, lojtari me më së shumti pasime në ndeshje Amir Rrahmani (89 pasime), pastaj mbrojtësi tjetër Fidan Aliti (78 pasime). I treti me radhë është Hekuran Kryeziu (40 pasime), pas tij është Mërgim Vojvoda (39 pikë).

Ajo që çuditë më së shumti është se portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, është lojtari i gjashtë në fushë me më së shumti pasime (36), përveç katër lojtarëve të lartëpërmendur më shumë pasime se portieri jonë bëri mesfushori bullgar, Todor Nedelev.

Në fund mungesa e pasimeve bëri të vetën dhe të gjithë duhej të pajtoheshin me një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version