Thomas Strakosha është një nga portierët më të mirë aktualisht në Evropë.
“Mbërrin në stërvitje para magazinierëve dhe qante kur gabonte, ndërsa sot është një lider”, kështu do të shprehej Christian Ferrante, trajneri i parë i Strakoshës te të rinjtë e Lazios.
Sa shumë rrugë ka bërë portieri shqiptar që nga ajo kohë, duke fituar madje edhe vendin e titullarit në formacionin e Lazios.
Simone Inzaghi ka ditur t’i japë besim dhe vazhdimësi paraqitjeve të tij.
11-metërshi që i priti Paulo Dybalas, për të ruajtur fitoren e Lazios ndaj Juvetunsit, e shndërroi portierin më vendimtar në Serinë A. Tani, një tjetër rekord për portierin e Kombëtares Shqiptare.
Vetëm Mattia Perin i Genoas ka kryer më shumë pritje (47) se Strakosha (46) në 5 kampionatet më të forta në Evropë.
Strakosha ka rinovuar së fundmi me Lazion deri në vitin 2022. /SS/