Site icon Telegrafi

Vetëm për gjashtë muaj 5400 të infektuar me linë e dhenve

Përhapet me të madhe lija e dhenve në vendin tonë. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka 5400 raste, që është për një mijë më tepër nga numri i regjistruar në vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vetëm në qershor janë paraqitur 1400 të infektuar me varicelë. Numri më i madh prej tyre janë fëmijë deri në moshë 6 vjeçare të cilët shkojnë në çerdhe.

Ndryshimet klimatike janë një nga arsyet për përhapje të këtillë të kësaj sëmundjeje në dimër dhe verë.

Epidemiologët thonë se varicela përhapet shpejtë edhe në grup prej dhjetë fëmijësh ku njëri është i infektuar me linë e dhenve. Preventiva më e mirë është që i infektuari të qëndrojë në kushte shtëpiake. Vaksinë ka por ajo nuk është e obligueshme.

Inkubacioni i sëmundjes zgjat prej 10 deri në 23 ditë pas shfaqjes së simptomave. Varicela është më ngjitëse dy ditë para dhe pas paraqitjes së flluskave./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version