Telegrafi

Vetëm për dy sekonda ka përftuar dekoltenë dyfish më të bujshme. Ja se si (Video)

Mbase kjo është mënyra që vetes t’ia plotësoni dëshirën dhe për ahengun e ndonjë feste, vishni fustanin me dekolte goxha të thellë.

Ylli televiziv Olivia Buckland në profilin e vet në Instagram rregullisht publikon këshilla të shkurtra nëpërmjet videove që kanë të bëjnë me grimin dhe kurën, por truku i saj i fundit ka tërhequr interesim të madh.

Në të vërtetë, Olivia femrave ua ka zbuluar se si për dy sekonda mund ta dyfishojnë dekoltenë e tyre.

Videoja është shikuar shumë, ndërkaq në të me ndihmën e kopsave të vogla metalike ka kapur dy shportat e sutjenave njërën me tjetrën.

Kështu, dekolteja dyfish më e madhe është e garantuar, transmeton Telegrafi.

/Telegrafi/