Site icon Telegrafi

Vetëm për dy muaj janë regjistruar 26 zjarre në Kumanovë

Njësiti territorial kundër zjarrit në Kumanovë gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2016 janë regjistruar 26 zjarre, 13 prej të cilave kanë ndodhur në nëntor dhe 13 që nga fillimi i dhjetorit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një rënie të papërfillshme në numrin e ndërhyrjeve, kur në nëntor janë regjistruar 18 ndërhyrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ka një rritje të numrit të zjarreve në ditët e fundit nëpër shtëpi, ndërtesa banimi dhe objekte. Në përgjithësi çdo vit po përballemi me zjarre të ngjashme në këtë kohë të vitit’, tha komandanti i ‘TPPE’ Kumanovë, Dejan Ilievski.

Ai thekson se kurrë nuk është vonë për tu pastruar oxhaqet. Kush nuk e ka përfunduar këtë detyrë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, shtoi Ilievski. /Telegrafi/

Exit mobile version