Site icon Telegrafi

“Vetëm për beqarët”: Bëhet virale bluza me kodin QR e një burri në një koncert

Shpesh njerëzit janë kreativë për të realizuar diçka interesante, e sidomos kur duan të dallohen nga të tjerët.

Së fundmi, një burrë është parë me një bluzë unike me kod QR në koncertin e Ed Sheeran në Mumbai.

Sipas mediave të huaja, 22 vjeçari i identifikuar si Hardik, kishte veshur bluzën me kodin QR dhe një tekst ku thuhej “Për beqarët”, përcjell Telegrafi.

Është interesante se skanimi i kodit nga një telefon zbuloi profilin e tij në Tinder.

Interneti mbeti i befasuar me kreativitetin e burrit dhe e vlerësoi zgjuarsinë e tij.

Bëhet e ditur se postimi është bërë viral dhe ka gjeneruar një sërë përgjigjesh argëtuese.

“Edhe Al do të ketë frikë nga ky djalë”, shkroi njëri nga ta. /Telegrafi/

Exit mobile version