Fatmir Bajrami, kishte 14 vite e 9 muaj stazh pune në radiotelevizionin e Prishtinës, kur forcat policore okupuan televizionin e Prishtinës dhe e larguan nga puna.
Për 80 ditë të cilat i mungojnë për shkak të largimit nga forcat policore serbe në vitin 1999, ai sot nuk gëzon të drejtën e pensionit kontributpagues të moshës.
Vetëm për 80 ditë atij shteti i ka mohuar të gjithë kontributin që ka dhënë për vendin, duke i mohuar kështu të drejtën për një pleqëri të dinjitetshme.Këto pak ditë i kanë zhvleftësuar punën dhe e kanë barazuar me dikë që s’ka punuar asnjë ditë.
Sipas ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të drejtën në pension kontributpagues të moshës e realizojnë të gjithë persona të cilët kanë punuar në Republikën e Kosovës dhe kanë paguar kontributet në ish- Fondin Pensional të Kosovës para vitit 1999.
Mirëpo, Fatmir Bajrami, pavarësisht që librezën e tij të punës i shkruan 14 vite e 9 muaj e 12 ditë punë, për 80 ditë të munguara, nuk gëzon këtë të drejtë, pasi që ligji specifikon që vetëm me 15 vjet stash pune i njeh kontributin.
Ai me dokumente dhe dëshmi për punën e tij tregon se si Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale refuzoi kërkesën e tij për njohje të së drejtës në pension.
Ankesën e tij për mos njohje të kontributit Bajrami e ka paraqitur, edhe tek avokati i popullit por edhe ai ka refuzuar ankesën e tij. /Tribuna/