Site icon Telegrafi

Vetëm pastruesi që nuk i ndjente erërat, arriti ta pastrojë shtëpinë më të papastër në Britani (Foto)

Steve Carr mundi ta pastronte shtëpinë më të papastër në Britani të Madhe, ku qiraxhiu kishin lënë deri në një metër nevojë në tualet – pasi nuk mund t’i ndjejë erërat.

Aksidenti me veturë, ka bërë që 50-vjeçari të mos mund të nuhatë, gjë që ia mundëson të kryejë punë edhe në hapësirat me plehra, ku kutërbimi është ekstrem, transmeton Telegrafi.

Carr para se të niste punën

Së fundmi, ai ka intervenuar në një shtëpi, ku kishte deri në një metër nevojë në guaskën e banjës, pllakat ishin të mbuluara me fekale, teksa kishte edhe 200 shishe të mbushura me urinë.

“Ishte një mal me jashtëqitje, dukej e pamundur të pastrohej dhe më vinte të vjellja. Kurrë në jetë nuk kisha parë diçka më të pështirë”, ka thënë Carr.

Banja para dhe pas pastrimit

Banori me të meta mentale që jetonte aty i vetmuar, për muaj të tërë kishte grumbulluar jashtëqitjet e tij, teksa fqinjët ankoheshin gjatë tërë kohës te pronari. /Telegrafi/

Exit mobile version