Telegrafi

Vetëm pak kohë pasi u nda nga e dashura, Liam Payne shijon një darkë romantike me një brune misterioze

Liam Payne. Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver

Ai kohët e fundit zbuloi se ishte përsëri beqar pasi përfundoi romancën e shkurtër me modelen Cairo Dwek.

Këngëtari Liam Payne u fotografua duke shijuar një darkë romantike me një zeshkane misterioze në Mayfair natën e së premtes, vetëm pak ditë pasi ish-e dashura e tij e mëparshme, Cheryl, tha se do t’i këndojë atij në këngën e saj të re, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtari 25 vjeçar, i cili njoftoi se kishte ndarë rrugët me ish-gjyqtaren e ‘X Factor’, Cheryl, në qershor, u shfaq duke bërë një bisedë të thellë me zeshkanen misterioze pas daljes nga restoranti italian.

Liam u shfaq mjaft me stil ndërsa ishte i veshur me një bluzë të zezë, e cila i mundësonte që të vinte në pah fizikun e tij me muskuj.

Ai kishte të veshur po ashtu një palë xhinse të kombinuara me një palë atlete të bardha.

Çifti duket se e kanë shijuar plotësisht kohën e tyre në restorantin italian, duke qenë se dolën të buzëqeshur së bashku nga restoranti.

Ndërsa ende mbetet e paqartë se kush është vajza e re, të gjithë thonë se me siguri dyshja duhet të kenë një raport më shumë se ‘miqësor’.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Liam për të marrë një koment, por ata nuk kanë dashur të prononcohen.

Ndërkohë ndarja e Liamit nga modelja Cairo Dwek u zbulua muajin e kaluar.

Është ndarja e dytë e yllit të “One Direction” në disa muaj pasi ai u prish në qershor me të dashurën e tij me të cilën ishte gati tri vite në lidhje.

Këngëtari dha lajmin se ishte beqar përmes një videoje direkte me fansat në rrjetin social Instagram, ndërsa tani duket se një tjetër vajzë e re është në jetën e tij. /Telegrafi/