Familja e Miley Cyrus dëshiron ta dërgojë këngëtaren në një repart psikologjik për të shpëtuar martesën e saj me Liam Hemsworth? Kjo është ajo që pretendon një prej tabloideve ndërkombëtare, si Gossip Cop.
Një burim i supozuar i tha NW: “Është e dukshme për të gjithë që ajo është përsëri në një vend të errët, por si zakonisht, Miley di më së miri dhe nuk do t’i dëgjojë këshillat”, ka thënë ky burim.
“Liam është gjithashtu i lodhur nga kjo situatë. Edhe familja e saj nuk po e kupton pse ajo po vepron kaq çuditshëm. Ata po i thonë asaj që të përballet me demonët e saj dhe të kërkojë trajtim para se të jetë tepër vonë”.
“E tëra për të cilën ka nevojë është të rimarrë veten e saj për disa javë”, shton burimi pa emër. “Nëse e kursen martesën e saj, do të jetë një çmim i vogël për t’u paguar”, ka treguar më tej në kushte anonime ky burim, i cili tha se familjarët e të dy palëve janë vërtet të shqetësuar.
Kur mediat kontaktuan stafin e Miley Cyrusit, ata e quajtën këtë histori “absurde”. Zëdhënësi i këngëtares theksoi se ajo ishte e zënë me turneun e saj në të gjithë botën, përfshirë një shfaqje në Kosovë fundjavën e kaluar. Një përpjekje e tillë nuk duket e mundur të ndodh nëse dikush është në prag të një suksesi siç është Miley.
Pasi Cyrus postoi një foto në Instagram ku performonte në skenë në fillim të kësaj jave, nëna e saj, Tish, e komentoi atë, duke shkruar: “Po … ajo është e imja”. Cyrus postoi edhe një video të saj duke kënduar, ndërsa shkruante në mbishkrimin e saj se sa shumë e do nëna e saj, duke bërë që Tish të përgjigjet me një koment po aq adhurues.
Ndërkohë, Trace, vëllai i Cyrus, la emoji në formë zemre dhe komplimente për veshjen e këngëtares në një nga postimet e saj të tjera në Instagram.
Këto komente të shëndetshme dhe të dashura vështirë se tingëllojnë si diçka që një familje në konflikt do ta ndante me publikun. Edhe miqtë e këngëtares janë të pranishëm në pothuajse të gjitha postimet e saj, secili duke komentuar me diçka mbështetëse ose pa kuptim. Ata nuk po shprehin shqetësime për mirëqenien e saj.
Është mjaft e çuditshme se si tabloidi NW gjithashtu përfshiu në artikullin e fundit që pretendonte se Kiri ishte duke bërë presion për një martesë të hapur me burrin e saj.
Sidoqoftë, në maj, i njëjti tabloid gabimisht deklaroi se Cyrus dhe Hemsworth ishin në krizë. Tabloidi raportoi fals edhe disa muaj më vonë, duke shkruar se Cyrus dhe Hemsworth do të ndaheshin sepse këngëtarja ishte shumë e dhënë pas karrierës. /Telegrafi/