Ernest Zymberi ditë më parë i dha fund beqarisë.
Aktori më mirë i njohur në saje të rolit të Llukmanit të serialit “O sa mirë”, është martuar me
Albulena Rexhepin.
E pas të gjitha ceremonive pas martesore dhe zakoneve shqiptare, çifti ka zgjedhur që të shkoj për pushime.
Këtë e ka bërë të ditur vet aktori, i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.
“Muaji ynë i mjaltit sapo ka filluar @lenarexhepi♥”, ka shkruar Ernesti.
Ndryshe, aktorin sërish do ta shohim gjatë fundit të muajit shtator në sezonin e ri të serialit. /Telegrafi/