Site icon Telegrafi

Vetëm njerëzit me shikim të mprehtë mund t’i dallojnë tendat e ndryshme në më pak se 20 sekonda

Një ide që sillet rreth kampingut mund të shihet vetëm nga ata me shikim të mprehtë.

Ata pak me fat që kanë shikim të shkëlqyeshëm mund të dallojnë çuditërisht gjashtë tenda të ndryshme në imazhin befasues në më pak se 20 sekonda.

Pyetja është se a mund t’i shihni tendat individuale që janë të ndryshme në foto?

Mecca Games dolën me enigmën pasi vunë re që njerëzit së fundmi kanë goditur motorin e kërkimit Google me pyetje lidhur me kampingun, përcjell Telegrafi.

Ka shumë arsye që ata kërkuan strehimore portative, ndoshta sepse ishte sezoni i festivaleve ose ata po shkonin me pushime.

Imazhi me të cilin ata dolën tregon shumë tenda të kuqe në dukje identike të rreshtuara në një fushë.

Por, jo të gjithë do të jenë në gjendje t’i shohin gjashtë tendat të cilat janë disi të ndryshme.

Ata që janë qenë në gjendje të shohin gjashtë tendat që janë të ndryshme, do ta dinë se tenda në këndin e sipërm majtas mund të shihet për shkak të detajeve të saj të bardha – por pesë të tjerat nuk janë aq të thjeshta për t’u gjetur.

Megjithatë, ngjyra e kunjave të tendës nuk është e njëjtë, gjë që mund t’ju jap një ide për tendat që nuk përputhen dhe drejtimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version