Site icon Telegrafi

Vetëm njerëzit e qetë dhe me shikim të mprehtë, mund ta gjejnë telefonin në këtë tapet (Foto)

Në rrjete sociale është plasuar një fotografi, në të cilën shihet një tapet bardhezi, si dhe një tavolinë e bardhë.

Por, ajo që është e fshehur në këtë hapësirë, është telefoni që ka një mbështjellës, të përafërt me dizajnin me lule të tapetit.

 

Shikoni me kujdes, nëse mund të jeni në mesin e shumë pak njerëzve, që e kanë gjetur pajisjen teknologjike, të lënë në shiritin që ndodhet afër tavolinës, transmeton Telegrafi.

Kjo fotografi është shpërndarë mijëra herë, ndërsa në bazë të komenteve, janë shumë pak njerëz që ia kanë dalë ta vërejnë ku po qëndron telefoni.

“Duhet qetësi e madhe dhe shikim i fortë, përndryshe është e kotë” është komentuar kjo enigmë. /Telegrafi/

Find the mobile phone on the carpet
Exit mobile version